Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE
Kancelaria gjermane Angela Merkel ka dhënë detaje për takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kancelarja foli për rëndësinë e procesit të Berlinit.
Kancelarja tha se Gjermania ka interes për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Merkel nuk la pa përmendur edhe emocionet për këtë pjesë të Ballkanit, teksa do të dorëzojë detyrën si kancelare.
“Unë dua të falenderoj kryeministrin që mundëm të realizonim së bashku një vizitë bilatarele. Ne mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka marrë për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë.
Si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat, për fat të keq kjo nuk u realizua për shkak të vetos nga Bullgaria. Në kuadër të takimit me të gjithë kryetarët e qeverive kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 për inicimin e një procesi. Shumçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e këtyre popujve.
Do të vijoj bisedat bilaterale me shefat e qeverisë së vendeve të rajonit. Fakti që unë jam e bindur që BE apo Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësim të këtyre vendeve, por është edhe diçka tjetër, po themi procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal. Një ide është pranuar nga BE. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem mundësi të kem të njëjtën detyrë. Ndoshta do më ngacmojë dielli që të vij në këto vende,” tha Merkel.