Shpërthimi i gazit në Velipojë/ Pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna
Thellohet tragjedia në familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut. Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra nëna Alketa Gjoka.
Ajo është viktima e tretë në familjen Gjoka pasi më herët kanë humbur jetën edhe dy vajzat e saj, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe.
I vetmi i mbijetuar nga shpërthimi është djali 12-vjeçar që gjendet ende në një spital në Itali dhe gjendja shëndetësore e të cilit thuhet se është përmirësuar.
Për ngjarjen policia arrestoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë pasi e ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin./lapsi.al