BotaTop Lajme

Stuhi e frikshme në Australi, breshër sa një grusht, dëmtohen ndërtesat (Video)

Shpërndaje

Një stuhi e frikshme ka goditur bregun lindor të Australisë, e shoqëruar me breshër sa një grusht.

Si psojë janë dëmtuar ndërtesa të shumta. Siç shkruan “The Guardian”, kjo është stuhia me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë më parë në Australi, me një diametër prej 16 centimetrash.

Breshëri ka rënë në Queensland ndërsaautoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë.

Një qendër tregtare s në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin të strehuar rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda.