Ish-ambasadori britanik O’Connell me fëmijët e tij shpalosin flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Connell, njihet si një përkrahës i madh i Kosovës, e i çdo suksesi të saj.
Këtë e ka dëshmuar edhe gjatë një ndeshjeje të Ragbit, ku ka shpalosur flamurin e Kosovës.
Në një postimi në Twitter ka shkruar se ky është flamuri i parë i Kosovës në stadiumin e Twichkenham.
“Flamuri i parë i Kosovës në Twichkenham. Ma vërteto se jam gabim”, ka shkruar O’Connoll.
Ruari O’Connoll ishte ambassador i Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë viteve 2015-2019, ndërkaq më herët ka shërbyer në misionin diplomatik të Britanisë 2004- 2008.
O’Connoll është i martuar me një gazetare nga Kosova, me të cilën ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Sa ishte ambasador në Kosovë, gjatë vitit 2019, kishte marrë pjesë në zyrtarizmin e Federatës së Ragbit në Kosovë./Telegrafi/
First Kosovo flag in Twickenham? Prove me wrong…. pic.twitter.com/ylbCuf3Ffw
— Ruairi O'Connell (@oconnellruairi) November 6, 2021