MaqedoniTop Lajme

Pendarovski: Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

Shpërndaje

Nëse asnjë parti nuk formon shumicën nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e një takimi të liderëve në të cilën do të flitet për krizën politike. Kështu kanë thënë nga Kabineti i Presidentit, Stevo Pendarovski, për Tellma.

“Presidenti Pendarovski është duke e ndjekur punën e Kuvendit. Nëse Kuvendi voton për mosbesim të Qeverisë, ai është i detyruar të veprojë në përputhje me kompetencat e tij që ja jep Kushtetuta. Pas informimit nga Kryetari i Kuvendit, në kuadër të afatit kushtetues për formim të qeverisë nga ana e partisë ose partive që kanë shumicë në Kuvend. Presidenti sikurse edhe deri tani në veprimet e tij do të udhëhiqet në përputhje me praktikën e vendosur në tre dekadat e fundit”, kanë thënë nga kabineti i Pendarovskit.