Taravari me paratë e ndriçimit të Vitit të Ri, zgjedh të ndihmojë personat me autizëm
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nëpërmjet një lajmërimi sot në Facebook, ka bërë me dije se buxhetin e përcaktuar për dekorimin e qytetit me rastin e Vitit të Ri, ta transformojë në një dhuratë tejet të veçantë.
Të gjitha këto para do t’i dërgojë në Qendrën për Autizëm që po ndërtohet në Gostivar dhe pritet të jetë nga më të mirat në Rajon.
Taravari është shprehur se me duke evituar ndriçimin festiv të qytetit, kursejmë dhe energji mungesa e së cilës ka shkaktuar krizë në vend.