Maqedoni

Kastriot Rexhepi: Arjaniti na tha se ‘Levica’ nuk do të nënshkruajë

Shpërndaje

Kastriot Rexhepi sonte ishte i pranishëm në ClickPlus ku foli për vendimin e tij për të mos e rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”.

Deputeti Rexhepi u shpreh duke thënë se “Me Levicën ka qenë e pamundur që të bashkëpunojmë. Ne e kemi një vijë të kuqe me Levicën sepse ajo na ka ndaluar një projekt ligj në parlament. Arjanit Hoxha na njoftoi se Levica nuk do të jetë pjesë e nënshkrimeve dhe në fund doli që edhe Levica ishte pjesë e 61 nënshkrimeve.”

Gjithashtu Rexhepi shtoi se kanë qenë 4 lista, 4 opcione të cilat ata i kanë nënshkruar duke pasur parasysh: Rrëzimi i Qeverisë, Qeveria e re, Kryeparlamentari dhe zgjedhejt e shpejta.