MaqedoniTop Lajme

Osmani: Detyra ime është të ushtroj presion për një datë, po punojmë që të jetë 14 dhjetori

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, sonte është mysafir në emisionin “Click Plus” në TV21.

Osmani flet për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Imagjinoni, kriza në vend zgjati 10 orë. Pritëm të shihnim nëse qeveria do të bie. Qeveria nuk ra, por për ato 10 orë i gjithë fokusi i fuqive të mëdha të BE-së ishte te vendi ynë. Interesimi i tyre për Maqedoninë e Veriut është i madh. “Tani të gjithë jemi duke punuar që të marrim një datë për fillimin e negociatave”, tha Osmani, transmeton TetovaSot.

Ai thotë se duhet të bëjë presion kudo, si në Bruksel ashtu edhe në Shkup.