Arrestohet shkupjani pasi përdori gjuhë të urrejtjes në komentet për aksidentin tragjik në Bullgari
MPB njofton se policia sot ka kryer bisedë informative me personin V.E. nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se përmes rrjetit social “Facebook” ka publikuar koment i cili përmban elemente të gjuhës së urrejtjes.
“Pas denoncimit të pranuar për koment të publikuar në profilin e një shtëpie mediatike, i cili ka të bëjë me aksidentin tragjik të autobusit në të cilin humbën jetën 45 shtetas tanë. Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ndërmori masa dhe aktivitete, dhe vërtetoi se personin i cili qëndron pas komentit të shkruar me elemente të gjuhës së urrejtjes”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB theksojnë se në bashkëpunim me nëpunësit e policisë nga SPB Shkup është konfirmuar se ky person është me vendbanim në rajonin e SPB Shkup.
Nga ana e Sektorit për Krim të Kompjuterin dhe Forenzikë Digjitale për rastin është dërguar njoftim në Prokurorinë Publike në Shkup, ndërsa pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit, për rastin në fjalë do të parashtrohet kallëzim konkret.