Sami Lushtaku e Bekim Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar

Shpërndaje

Sami Lushtaku e Bekim Jashari kanë shtrënguar duart në diten e fundit si kryetar i Skenderajt për Bekim Jasharin.Ky shtrëngim duarsh mes Sami Lushtakut e Bekim Jasharit u bë gjatë ceremonisë së dorëzim pranimit të detyrës së kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Raportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim.Nura tha se do të jenë të hapur për bashkëpunim kurdo në të mirë të qytetarëve.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, tha Nura në rrjetin social Facebook.