Halil Kastrati me dy lajme të mira, dy projekte shumë të rëndësishme filluan sot!!
Humanisti dhe hoxha i mirënjohur nga Kosova, Halil Kastrati nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë një lajm të mirë për nevojtarët.
Pas ndërtimit të shtëpisë për të moshuar Kastrati ka thënë se shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka nisur edhe dy projekte me rëndësi shumë të madhe për pleqët e Kosovës.
Kastrati ka njoftuar se sot është vendosur gurë themeli për hapësirat e Qëndrimit Ditor për të moshuarit, projekt që ndërtohet në Vushtrri. Ai ka njoftuar gjithashtu se ka filluar edhe edhe kuzhinën humanitare për t’i ushqyer skamnorët.
“Nisem edhe dy projekte të rëndësishme! Sot në qytetin e Vushtrrisë vendosëm gurthemelin e Qëndrimit Ditor për të moshuarit. Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se 2 hektarësh. Po ashtu e filluam edhe kuzhinën humanitare për t’i ushqyer skamnorët.
Faleminderit kryetarit Xhafer Tahiri! Faleminderit bamirës. Zoti kurrë mos iu humbtë!”, ka shkruar Kastrati.