Maqedoni

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka mbledhur sot Kuvendin

Shpërndaje

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka mbledhur sot Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim.

Në mbledhjen e Kuvendit që nga afër e kanë ndjekur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe nënkryetari Remzi Mehmedi, është hapur edhe diskutin me strukturat lokale.

Krerët e partisë kanë falemenderuar strukturat lokale dhe aktivistët në Strugë për angazhimin dhe kontributin e tyre në zgjedhjet lokale, ndërsa janë dëgjuar edhe sugjerimet dhe rekomandimet për përmirësimin dhe avancimin e performancës së ASH-së në Strugë.