Maqedoni

Alternativa me arsyetime të reja për pjesëmarrje në Qeveri

Shpërndaje

Alternativa ndryshon retorikën për shtyllën bazë të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Partia e Afrim Gashit vlerëson se mosmarrja e datës për negociata me BE-në dhe zgjidhja e problemit me Bullgarinë nuk varet nga ta, njoftoi Alsat.

“Ne nuk e kemi në dorë as vendimin për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e as nuk e marrim vendimin për hapjen e negociatave me BE-në, edhe pse inkuadrimi ynë në Qeveri sigurisht që e ka ndihmuar këtë proces. Nëse hipotetikisht nuk ndodhë, unë nuk mendoj se është vetëm Alternativa që duhet të shtrojë pyetjen se kah ia mbajmë, por kjo është pyetje që duhet ta shtrojnë të gjithë faktorët politikë në vend”, thonë nga Alternativa.