A ka frikë nga një arrestim i mundshëm? Përgjigjet për herë të parë Sali Berisha
Me arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka janë hapur ide të tjera lidhur me këto aksione të zhvilluara me urdhër të SPAK. Ndër emrat e përmendur për t’u arrestuar ka qenë edhe emri i ish kryeministri Sali Berisha duke e akuzuar këtë të fundit se gjatë qeverisjes së tij ishte përfshirë në veprime antiligjore.
I ftuar në studion e Fax News, në emisionin Pushteti të Juela Meçanit, Berisha ka sqaruar se nuk ka asnjë lloj frike nga një arrestim i mundshëm dhe theksoi më tej se kishte qenë gjithmonë në përshtatje me ligjin dhe se nuk kishte kryer kurrë veprime anti-ligjore që mund të çonin në arrestimin e tij.
Aulon Kalaja: Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?
Ish kryeministri Sali Berisha: Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë.