Presidentja Osmani dekretoi Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar sot Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e presidentes Osmani.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.
Kujtojmë se miratimi i buxhetit në lexim të dytë kaloi në Kuvendin e Kosovës me 65 vota pro.