Rajoni

Varroset 44 vjeçari i cili vrau dy djemtë dhe plagosi bashkëshorten në Gjermani

Shpërndaje

44 vjeçari Flamur Rexha nga fshati Ponoshec i Gjakovës është varrosur sot.

Ai ka vrarë dy fëmijët e tij, ka plagosur bashkëshorten e më pastaj ka vrarë veten.

Rexha krimin kreu krimin në shtëpinë e tij në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa trupi i pajetë i tij është sjellur sot për varrim në fshatin e tij të lindjes.

Për dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, akoma nuk dihet nëse është vendosur të varrosen në Gjermani apo të sjellen në Kosovë.
Ngjarja tronditëse ndodhi një ditë pas Krishtlindjeve, ndërkaq, bashkëshortja e Flamurit, është zgjuar nga koma artificiale.

Sipas mediave vendase, djemtë e familjes që përgjakën ditët e festave në Gjermani i kishin telefonuar policinë në mars të vitit 2020, pasi mes prindërve kishte pasur një sherr të dhunshëm.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.