‘Fluturojnë’ çmimet e derivateve të naftës!!!
Për një denar rritet çmimi i benzinës, ndërsa i dizelit dhe vajit të lehtë Ekstra për amvisëri për një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Nga mesnata në shtatë ditët në vijim, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 76,5 denarëve, Eurospuer BS-98 me çmim preh 78,5 denarë, ndërsa çmimi i ri i dizelit dhe Vajit të lehtë Ekstra për amvisëri do të jetë 69 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit rritet për 1,103 denar për kilogram dhe tani do të jetë 42,827 denarë për kilogram.
Çmimet e reja më të larta të derivateve të naftës i referohen rritjes së çmimeve në bursat botërore në periudhën e kaluar shtatëditore.