Maqedoni

Ademi: Duhet konsensus i gjerë! BDI mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kanë pranuar pr/ligjin e VMRO-DPMNE-së për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Qeverinë, me çka pritet shfuqizimi i qeverisë teknike, përcjell TV21. Ademi tha se BDI e mbështet një nismë të tillë, por që fillimisht vlerësojnë se duhet konsensus i gjerë.

“Të njëjtin propozim po e shqyrtojmë. Mendojmë se është e rrugës që me konsensus të propozohen zgjidhjet e tilla ligjore, aq më tepër kur kemi parasysh se me një konsensus të gjerë ndërmjet të gjitha partive politike serioze në vend, në vitin 2015-2016 u bën ndryshimet në këtë drejtim. Mendojmë se një praktikë e tillë duhet të ndiqet, një konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak”, tha Ademi.

“BDI ka arritur dakordancë më herët si me LSDM, ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në për shfuqizimin e qeverisë teknike, për arsye se është e palogjikshme që një vend anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për anëtarë në BE, që pritet të hap negociata me BE, të ketë qeveri teknike për arsye të mosbesimit ndaj institucioneve për realizim të një procesi zgjedhorë”, tha Ademi.