Edhe këtë vit do t’u paguhet mërgimtarëve polisa kufitare
Qeveria e Kosovës e ka vazhduar edhe për 1 vit subvencionimin e polisës kufitare për mërgimtarët.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo do të vlejë deri në dhjetor të vitit 2022.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se subvencionimi do të vazhdohet deri në fund të këtij viti dhe deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
“Edhe me këtë propozim-vendim kemi të bëjmë me një vendim të pakos së ringjalljes ekonomike që duhet të vazhdohet sepse kemi të bëjmë me një vit të ri fiskal dhe kemi paraparë se duhet të vazhdohet subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët tanë”, tha Murati.