Maqedoni

Nuk dihet sa do të kushtojë asgjësimi i 300 mijë vaksinave Pfizer

Shpërndaje

Shteti i Maqedonisë nuk e di se sa do të kushtojë asgjësimi i 300 mijë dozave të vaksinës Pfizer kundër Covid-19, e cilave u skadon afati në fund të shkurtit dhe do të përfundojnë si mbetje mjekësore në deponinë e “Drisllës”.

Javën e ardhshme priten 250.000 doza Pfizer si donacion nga Italia, ndërsa 500.000 doza tjera do të dorëzohen nga maji në dhjetor përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis qeverisë dhe prodhuesit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë pasur një strategji për të bindur qytetarët që të imunizohen.

Nga atje thonë se aktualisht kanë 113.300 doza që afati u skadon në qershor dhe 63.000 doza tjera afati i përdorimit të të cilave është deri në korrik.

“Një segment kyç i kontratave për furnizimin e vaksinave është se çdo vend, përfshirë edhe vendin tonë, është angazhuar për konfidencialitetin e kontratave të lidhura dhe informacionit të marrë. Shumat e prokurimit, koha e pagesave, për vaksinat kundër Covid-19 janë sekret tregtar i prodhuesve dhe vendi ynë është angazhuar ta respektojë këtë”, thonë autoritetet shëndetësore