Maqedoni

Kovaçevski thotë se paga minimale duhet të rritet vazhdimisht

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme theksoi se sot do të mbahen takim i Këshillit në qeveri dhe më pas edhe mbledhje me Këshillin Ekonomik dhe Social.

Ai tha se do të kryesojë këshillin dhe nëpërmjet dialogut, bashkë me sindikatat dhe punëdhënësit të gjendet zgjidhje e pranueshme për rritjen e pagës minimale.

“Gjatë paraqitjes sime në qeveri thash se një nga angazhimet e mia është rritja e pagës minimale dhe kjo është temë e bisedimeve mes përfaqësuesve dhe punëdhënësve dhe qeverisë. Të mos harrojmë se paga minimale prej 9.000 denarëve është diçka më shumë se 15 mijë denarë u rrit pikërisht nga qeveria e LSDM-së dhe kjo është politikë e vazhdueshme”, tha ai.

Ai shtoi se pagat duhet vazhdimisht të rriten duke përfshirë këtu edhe pagën minimale, por kjo duhet të arrihet përmes dialogut social