Biden godet fort Putinin, ja çfarë sanksionesh vendos ndaj Rusisë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një konferencë për media ka thënë se ky është “vetëm fillimi i njëm pushtimi rus në Ukrainë”, megjithatë ai ka thënë se do të fillojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Biden ka thënë se sa më tej të shkoj Rusia me pushtim, “ne do të shkojmë më tej me sanksione”, përcjell Periskopi.
“Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës,” tha ai, duke shtuar se do të fillojë të vendosë sanksione.
“Nëse Rusia shkon më tej me këtë pushtim, ne do të shkojmë më tej me sanksione,” tha ai.
Biden tha se veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe kërkojnë një përgjigje të fortë globale.
Ai tha se Rusia tani në mënyrë të pamohueshme ka lëvizur kundër Ukrainës duke shpallur dy rajone në vend si shtete të pavarura.
Ai tha se po zbatojnë sanksione të mëtejshme kundër dy bankave ruse dhe që nga nesër SHBA do të vendosë sanksione edhe ndaj elitave ruse dhe familjarëve të tyre.