RajoniTop Lajme

Rama këmbëngul, Tabaku i kërkon ndjesë ‘modestisht’

Shpërndaje

Tensionet, por edhe batutat nuk mungojnë në dëshminë që Kryeminsitri Edi Rama po jep në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Për disa minuta me radhë, Rama këmbënguli nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, që kjo e fundi t’i kërkonte ndjesë.

Edi Rama: Duhet të ma bëni një ndjesë të vogël që dëshmitari të lehtësohet nga kjo dhe të vazhdojë me përgjigjet.

Jorida Tabaku: Fokusohuni tek objekti i këtij komisioni hetimor.

Edi Rama: Bëtë një koment edhe për çështjen e formimit. Sepse këtu në fakt, mendoj se në këtë hemisferë jeni të gjithë doktorë. Unë Bachelor i thjeshtë jam.

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar çfarë është ligji për ju?

Edi Rama: Zonja Tabaku do t’ju lutesha shumë që të garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies time dua të më kërkoni ndjesë sepse thatë që përgjigja ime nuk ishte e imja, por ma ka thënë të tjerë.

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Le të fokusohemi tek çështja. Nuk aludova për diçka që ju është thënë ju. Mos na nxirrni nga objekti. Çfarë është ligji për ju?

Edi Rama: Zonja kryetare e komisionit, mbase ju nuk keni dashur ta thoni, por e thatë. Ka mundësi të më jepni një ndjesë modeste për cenimin e dëshmitarit.

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar, e kuptoj që nuk doni t’i përgjigjeni pyetjes për transfertën. Nëse mënyrë shumë modeste kërkoj ndjesë nëse dinjiteti është cenuar nga komenti im. Zoti dëshmitar ju kërkoj me shumë modesti të vazhdojmë pyetjet në komision.

Edi Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht./tvklan.al