BotaTop Lajme

Zelensky flet i përlotur në Parlamentin Europian: Për disa ukrainas sot është dita e fundit (Video)

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë mesazhin e tij prekës në Parlamentin Evropian, teksa vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh i pushtuar nga Rusia.

I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Presidenti Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit.

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha Presidenti Zelensky.

Pas tij fjalën e kanë marrë të tjerë anëtarë të qeverisë ukrainase dhe zyrtarë të lartë të BE-së.

https://www.youtube.com/watch?v=XZgF5IDfRyw&t=1s