BotaTop Lajme

Presidenti Kroat: RMV-së dhe Shqipërisë tu mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-n

Shpërndaje

Presidenti kroat Zoran Millanoviç ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke propozuar që Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të lejohen të fillojnë bisedimet e pranimit.

“Presidenti Millanoviq beson se Ukraina duhet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën nga Kabineti i Presidentit.

Kështu, Millanoviq mbështeti iniciativën e presidentëve të disa vendeve anëtare të BE-së, me të cilën Ukraina po përpiqet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.