Shpërthen zjarri në një shtëpi në Shtip, digjet i gjallë një 68 vjeçar
Një burrë nga Shtipi ka vdekur në shtëpinë në të cilën ka jetuar pasi e njëjta u përfshi nga zjarri. Në orën 7.30 në Stacionin policor Shtip është denoncuar zjarr nga zjarrfikësit të cilët kanë qenë në vendngjarje. Zjarri ka ndodhur në rrugën “Brigada 19”, ku burri 68-vjeçar ka jetuar me qira, ndërsa pronari i shtëpisë herët në mëngjes ka vërejtur tym nga dhoma e tij dhe e ka thirrur shërbimin e zjarrfikësve.
Edhe krahas intervenimit të shpejtë tek burri 68-vjeçar është konstatuar vdekja.
Nëpunësit policorë ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektim bëri Prokurori publik ndërsa është konstatuar vdekja nga Ndihma e shpejtë
Komandanti i njësitit territorial të zjarrfikësve të Shtipit, Darko Kocev theksoi se në terren kanë dalë me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës në orën 7:20. Në vendin e ngjarjes është gjetur një trup i pajetë me ç’rast menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të policisë. Mjekët kanë konstatuar se nuk ka gjurmë të dhunës mbi personin e vdekur ndërsa organet e hetuesisë duhet të zbulojnë se si është krijuar zjarri.