RajoniTop Lajme

Protesta kundër Putinit dhe për Ukrainën e lirë në Beograd (Foto)

Shpërndaje

Protesta kundër Putinit dhe për Ukrainën e lirë në Beograd 👏

Nga Žene U Crnom Srbija

Në të njëjtin qytet, një ditë pas protestave masive pro-ruse dhe pro-Putin, të organizuara zyrtarisht nga organizata opozitare proto-fashiste dhe të ushqyera gjysëm-heshturazi ndër vite si mendësi nga pushteti autoritar i Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.

Pra protesta nga gra të guximshme. Se sot me protestuar në Beograd kundër Putinit është pothuajse aq vështirë sa në Moskë.

Dje ishin me Vukovarin, me Srebrenicën dhe me Reçakun. Sot janë me Ukrainën.

Ato meritojnë mbështetjen dhe solidarizimin tonë. Jo vetëm se simbolizojnë Serbinë minoritare që e do një Serbi tjetër nga ajo që protestonte mbrëmë në mbështetje të Putinit dhe nga Serbia e Vuçiqit dhe Daçiqit, por sepse përfaqësojnë botën për liri, paqe dhe demokraci. Botën ku jemi dhe ku duhet të rreshtohemi.

Bashkërisht.