Tanke të shkatërruar, trupa të bërë shkrumb e hi, pamje nga qëndresa e ukrainasve ndaj ushtrisë së Putinit

Shpërndaje

Se Rusia ka “arsenal të madh armësh” nuk qëndron, e këtë më së miri e dëshmon lufta në Ukrainë, ku forcat ruse kanë pësuar humbje tejet të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. Madje çdo tentim për ta marrë nën kontroll ndonjë qytet ukrainas, ka hasur në rezistencë të madhe nga ukrainasit që i janë kundërpërgjigjur me tërë forcën duke i detyruar të tërhiqen, dezertojnë apo dorëzohen, transmeton Telegrafi. Eedhe ato operacione që i realizon po i rezultojnë të pasuksesshme, pasi një numër i madh i ushtarëve rusë janë vrarë nga ukrainasit, që nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

Më poshtë ju sjellim pamje të rënda, ku shihen shumë ushtarë rusë të vrarë si dhe makineria e tyre e shkatërruar, që është bërë “shkrumb e hi” nga ushtria ukrainase. Këto pretendime i mbështesin edhe fuqitë perëndimore, që vazhdimisht kanë potencuar se Vladimir Putinit nuk po i dalin mirë llogaritë, siç kishte menduar ai për invazionin rus në Ukrainë. Madje Kremlini as që e merr guximin të flet me shifra sa i përket ushtarëve të vrarë dhe makineri të shkatërruar luftarake, e ata pak persona që kanë guximin të flasin hapur në Rusi për këtë, përfundojnë në burg ose thjesht nuk dihet asgjë për ta.