Zelensky nënshkruan dekretin: Tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë
Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës, ka firmosur vendimin për kthimin e paqeruajtësve ukrainas që janë të shpërndarë me misione nëpër botë.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga, i cili e ka publikuar dekretin.
“Presidenti i Ukrainës V. Zelensky ka vendosur të tërheqë paqeruajtësit ukrainas, ushtarë shumë profesionistë, nga të gjitha misionet në mbarë botën, së bashku me pajisjet e tyre, për të forcuar ushtrinë tonë tani në përgjigje të agresionit rus”, ka shkruar Sybiha në Facebook.
Ndryshe, sipas të dhënave të NATO-s, në Kosovë momentalisht shërbejnë rreth 40 ushtarë ukrainas.