Qeveria kufizon eksportin e disa drithërave, miellit, lulediellit dhe vajrave të lulediellit
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 26-të ka miratuar Vendim për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara.
Sipas këtij vendimi kufizohet eksporti i grurit dhe elbit, elbit, misrit, miellit të grurit dhe elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të farave të lulediellit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendimin për kufizimin e eksportit të këtyre mallrave si masë paraprake për të shmangur veprimet shpekuluese të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.
Ky vendim është marrë si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme që i kanë miratuar vendet e rajonit.
Në sqarimin e këtij vendimi, Qeveria thekson se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka mjaft sasi të grurit dhe misrit në mullinj private, të cilat janë të ndryshme nga rezervat e mallrave. Këto janë sasi për të mbuluar nevojat e brendshme, pra në mullinj në vend ka mbi 50.000 ton rezerva gruri, mbi 10.000 ton misër dhe mbi 8.000 ton elb, që vjen si pasojë e rritjes së prodhimit vendor të grurit prej 195 mijë ton në vitin 2017, në 253 mijë tonë në vitin 2021.
Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se rezervat e mallrave të produkteve bazë si gruri, misri, elbi, vaji i lulediellit, derivatet e naftës dhe produktet tjera janë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje shtesë.