Çmimet arrijnë kulmin, deputetët nuk zbresin nga makinat
Ndërsa çmimet e derivateve të naftës kanë arritur kulmin, një pjesë e deputetëve nuk mendojnë të zgjedhin alternativa të tjera për vajtje-ardhje në punë. Shumica e tyre thonë se paratë e rrugës u takojnë dhe për këtë vazhdimisht udhëtojnë me makina, shkruan Alsat.
Në kohën kur çmimi i karburanteve ka arritur rekordin, deputetët nuk zbresin nga makinat e tyre.
Të pyetur nga Alsat se a do të vazhdojnë të përdorin makinat dhe me këtë të rëndojnë edhe më shumë buxhetin, një pjesë e të zgjedhurve të popullit thonë se shpenzimet i kanë të arsyeshme.
A jeni të gatshëm të sakrifikoni mos të rëndoni buxhetin duke shpenzuar naftë?
“Ju e patë se unë erdha me veturë, çka mund të sakrifikojmë, mund të sakrifikojmë të vijmë me mjetet e transportit publik, por të cilat për fat të keq nuk korrespondojnë me oraret e punës tonë këtu. Ne vijmë në ora 15 dhe do të kthehemi në ora 12.00 do të thotë është thikë me dy tehe”, ths Arta Bilalli Zendeli, BDI.
“Do të duhet të ketë ndonjë zgjidhje kolektive”, tha Zeqir Ramsillovic, LSDM.
“Përveç rrogës bazë kemi një kompensim për rrugën, nuk e mohojmë atë kompensim, por çfarë mund të sakrifikojmë prej saj mund ta diskutojmë”. thaksoi Halil Snopçe, ASH
“Organizohemi shumë shpesh, unë shumë shpesh bashkë vij me kolegët nga Kavadari dhe Negotina dhe kështu duhet”, tha Panço Minov, deputet
“Ndoshta me biletë autobusi, me transport publik”, Martin Kostovski, LSDM.
“Harxhimet e deputetëve janë minimale, i takojnë çdo deputeti që udhëtojnë nga larg”, Berat Ajdari, BDI.
“Do ta shohim në vijim, nuk kam informacion”, Safije Sadiki, Alernativa /Alsat.mk