Nga aksioni “Pika” janë arrestuar 47 zyrtarë policorë (Foto)
47 zyrtarë policorë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren.
Të arrestuarit janë duke u dërguar në Prishtinë, saktësisht në Inspektoratin Policor.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.