Kontesti Shkup-Sofje, javën e ardhshme vazhdojnë bisedimet
Bisedimet rreth kontestit me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme (23 dhe 24 mars) në Shkup, ku do të merr pjesë edhe ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska. Maqedonia e Veriut në procesin e bisedimeve vepron me qëndrime të qarta të harmonizuara për çështjet e hapura, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në takimin me gazetarët.
Ai njoftoi se në Forumin Diplomatik në Antalia ka pasur takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ukrainë, por në pjesën më të madhe të takimit është diskutuar edhe për çështjet e hapura Maqedoni-Bullgari.