Në Shtime shkruhet simboli rus “Z”, policia nis hetimet
Disa persona kanë shkruar shkronjën ‘Z’, në një objekt fetar në Shtime.
‘Z’ është shkruar në muret e kishës, në rrugën “Skender Saliahj”. Shkronja ‘Z’ përdoret si simbol nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore, njofton Policia.
Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e kësaj grafite, ky gjest mund të jetë bërë nga dikush që përkrah pushtimin e Ukrainës nga Rusia.