Bomba ruse shpërthen pranë turmës së civilëve që prisnin në radhë në një market në Ukrainë
Se Rusia po shënjestron civilët e dëshmon më së miri një video e publikuar së fundmi, që tregon momentin kur bomba shpërthen pranë turmës që po priste në radhë para një marketi në Kharkiv.
Gjithçka dukej në rregull derisa nuk shpërtheu bomba ruse pranë turmës, që ishte mbledhur para një dyqani dhe po prisnin që të furnizohen me artikuj të ndryshëm ushqimor.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur pasi shpërthen bomba, turma mbulohet nga tymi i bardhë, ndërsa për numrin e viktimave apo të plagosurve në këtë sulm akoma nuk dihet.
Në anën tjetër Ukraina ka hyrë në ditën e 26-të të luftimeve të ashpra që po i zhvillon me ushtrinë ruse, që me urdhër të Vladimir Putinit filluan pushtimin e këtij vendi.
#Kharkiv: A #Russian shell explodes next to people who are standing in line at the supermarket. pic.twitter.com/QIZkgV4ZLa
— NEXTA (@nexta_tv) March 21, 2022