Rajoni

Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi nga Partitë Popullore Europiane

Shpërndaje

Partia Popullore Europaine ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, EPP e cilëson si një hap të përgjegjshëm dorëheqjen e Bashës.

EPP shtojnë se mbështesin PD-në për t’u bashkuar.

“Falenderojmë @lulzimbasha_al për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me @pdshqiperi. Vlerësojme të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane.-thuhet në reagim./albeu.com/