‘Gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovë’ – Edi Rama kujton Albrightin me një foto të saj me Thaçin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për vdekjen e ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright në Facebook.
Në postimin e tij, Rama i ka bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me Albright.
“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovë”, ka shkruar Rama.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. Ajo ishte 84 vjeç.
Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.