RajoniTop Lajme

Konjufca: Kontributi i z.Albright për çlirimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas lajmit për vdekjen e Madelaine Albright në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit dhe mikes së madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, Madeleine Albright.

Kontributi i Zonjës Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona.

Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan.

Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar!