Showbiz

Stresi godet me deklaratën: Policët nuk e dinin pse më arrestuan, kishin urdhër

Shpërndaje

Reperi i njohur Stresi, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, tregoi të vërtetën rreth arrestimit të tij të disa ditëve më parë. Ai tha se u mbajt 72 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pa asnjë motiv.

Arrestimin e tij, Stresi e konsideroi “qesharak dhe politik”. Ai tha se sapo kishte hyrë në lokalin e lagjes, dhe në atë moment ndërhyri policia duke e arrestuar me pretendimin se u kap me kokainë.

“Nuk më shpjeguan fare për çfarë jam aty. Pas 12 orësh më morën deklarim, por unë refuzova. Ishte arrestim qesharak dhe prokurorja e gatshme tha çfarë më vini me kështu lloj arrestimesh. Le të pinë çunat cfarë të duan.

Ishte momenti sa hyra në lokal policia rastisi në aksion, kishte 4 orë që vëzhgonte aty. Ka prapavijë politike. Faktikisht të gjithë policët që ishin aty u sollën shumë mirë. Nuk ke çfarë i bënë, ata kanë punën e vet. Më mbajtën 72 orë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë. Unë as e kuptova për çfarë u arrestova”, deklaroi Stresi.

Reperi shtoi gjithashtu se natën e arrestimit të tij, policia shkoi edhe për kontroll në banesën e tij në orën 02:00 të mëngjesit. Ndërsa sa i përket lajmit të dalë në disa media rreth deklarimit të tij para hetuesve, Stresi u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi refuzoi të bënte deklarim në polici dhe as nuk pranoi pretendimet për konsumim kokaine.