MaqedoniOpinione

Aliu: Kokën lartë, drejtësia sfidon pushtetarët e kriminalizuar

Shpërndaje

Analisti politik, Qenan Aliu ka komentuar komentin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pasi që ju shqiptua dënimi me burg prej 2 viteve, ku nga rrjetet sociale ju drejtua mbështetësve të tij që ta mbajën kokën lartë, duke e ilustruar shkrimin e tij edhe me një video nga fushata e zgjedhjeve të vitit 2016.

“Mbase , ish-kryeministri Nikolla Gruevski ,,ka të drejtë,, ; -Maqedonasit duhet ta mbajnë kokën lartë, por për ate se Drejtësia në Maqedoni ka filluar të sfidojë pushtetarët e kriminalizuar dhe hajdutët e përmasave gallopante”, thekson Qenan Aliu, analist.

Sipas tij, Nikolla Gruevski ka të drejtë kur ju shkruan maqedonasve se – ky vend është i juaj ndërsa TOKA na qenka e të gjithë atyre që jetojnë në të dhe e askujt tjetër.

“Dhe në fund plotësisht ka të drejtë kur shkruan se JU VENDOSNI, sepse ,po , në emër të qytetarëve tani drejtësia në bazë të fakteve dënon hajdutët pushtetarë të paprekshëm deri dje. z. Gruevski ,sado që të mbanë njeriu kokën lartë, këmbët përsëri i ka në tokë”, nënvizon Aliu.