MaqedoniTop Lajme

Lideri i VMRO-DPMNE është milionerë, hidrocentrale të vogla në pronësi, ja detajet (DOKUMENTE)

Shpërndaje

Është rikthyer debati se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski a posedon hidrocentralet e vogla. Kanal 77 në vitin 2015 kishte përmendur Mickoskin atëkohë drejtor i kompanisë ELEM se është një nga pronarët e një kompanie që kishte ndërtuar 7 hidrocentrale në Pehcevë, informon INA.

Por hulumtimet e fundit të portalit Dokazm japin detaje të reja se Mickoski është pronar i katër hidrocentraleve në lumin Bregallnica në vendin e quajtur Ramna Rekë. Po ashtu theksohet se ai ka edhe 2 hidrocentrale të vogla në Lumin e Konjares afër Kajmakcalanit dhe një në lumin e Zletovës në Kratovë. Hidrocentralet e vogla për prodhimin e energjisë elektrike ishin praktikë e lansuar nga qeverisja e kaluar, të cilët fitoheshin përmes koncesioneve.

Vlerësimet e njohësve të këtij biznesi thonë se vlera e këtyre hidrocentraleve të vogla që prodhojnë energji është rreth 10 milionë euro. Lideri i ri i VMRO-DPMNE përmendet edhe lidhur me kompanitë El te Ingenerig dhe El te Hidro, të cilët janë me bashkëpronarë, por që thuhet se Mickoski është pronari dhe se gjithcka është farsë me njerëz që janë caktuar, shkruajnë portale maqedonase.