New York, vazhdojnë bisedimet për çështjen e emrit

Shpërndaje

Sot Në New York do të vazhdojnë bisedimet për çështjen e emrit. Dje, takimi mes ministrit për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe të Greqisë, Nikos Kocijas me ndërmjetësin Metju Nimic ka zgjatur gjashtë orë.
Palët nuk dhanë deklarata për media, ndërsa sot pritet që të ketë konferencë për shtyp.
Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE.