Durmishi: Beteja kundër kredive të shpejta dhe kazinove vazhdon!
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se kontrollet ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta po japin rezultate konkrete, duke paralajmëruar vazhdimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve nga praktikat e padrejta financiare, transmeton albazone media.
Ai theksoi se përmes kontrolleve të realizuara, qytetarëve pritet t’u kthehen nga 140 deri në 200 milionë denarë, ndërsa ndaj shoqërive që kanë shkelur ligjin janë shqiptuar masa dhe gjoba deri në 100 mijë euro.
Ministri paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, duke theksuar se asnjë shoqëri nuk do të jetë mbi ligjin.
Postimi i plotë nga Durmishi:
BETEJA KUNDËR KREDIVE TË SHPEJTA DHE KAZINOVE VAZHDON!
Paratë e qytetarëve do t’u kthehen qytetarëve!
Si rezultat i kontrolleve të realizuara në shoqëritë financiare që ofrojnë kredi të shpejta:
📌 140,000,000 milionë deri në 200,000,000 milionë denarë do t’u kthehen qytetarëve
📌 27 shoqëri financiare të kontrolluara;
📌 18 masa inspektuese të shqiptuara;
📌 Gjoba deri në 100.000 euro.
Nuk do të lejojmë që askush të përfitojë në kurriz të qytetarëve dhe vështirësive të tyre financiare. Do të vazhdojmë me kontrolle intensive dhe zbatim joselektiv të ligjit.
Çdo denarë i marrë padrejtësisht duhet t’u kthehet qytetarëve!

