Aksident në Durrës, makina hyn mes këmbësorëve në stacionin e urbanit (Video)

Shpërndaje

DURRES-Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Durrësit ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.

 

 

Siç dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Aksident ne Plepa, Durres on Vidnews.

Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, pasi ende policia e Durrësit nuk ka bërë një lajmërim zyrtar.