Kroacia vazhdon nga vendi i parë, eliminohet Islanda
Kroacia e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit D duke e mposhtur Islandën me rezultat 2-1.
Kroatët kanë vazhduar me formën e përsosur në këtë Kampionat Botëror duke regjistruar rrjedhë të qind për qindtë në fazën grupore.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë nga Milan Badelj (53′).
Gylfi Sigurdsson e barazoi rezultatin në minutën e 76-të nga pika e bardhë duke i dhënë shpresa ekipit të tij.
Mirëpo, kroatët nuk lejuan befasi duke e shënuar edhe golin e tretë përmes Ivan Perisic (90′).
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Argjentina ka fituar me rezultat 2-1 kundër Nigerisë dhe e ka siguruar kualifikimin.
Në 1/8 e finales, Kroacia do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Argjentina përballet me Francën.