Kroacia dhe Rojo e shpëtojnë Argjentinën nga eliminimi

Shpërndaje

Argjentina ka shpëtuar për mrekulli në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Vetëm në fund të takimit ka arritur Argjentina të shënojë golin e fitores teksa rezultati përfundimtar ka qenë 2-1. Ishin argjentinasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin fantastik të Lionel Mesi-t. Ylli i Barcelona-s kishte një mundësi të artë nga një goditje standarde shumë afër për vetëm shtylla i mohon dyfishimin e rezultatit. Pas pushimit situata komplikohet për të besuarit e Sampaoli-t, teksa Maskerano shkakton penalltinë që shndërrohet në gol nga Mozes.

Argjentina hidhet në sulm për golin e fitores dhe ia arrin në fund me mbrojtësin Roho, i cili kishte dalë edhe ai përpara për golin. Me këtë fitore Argjentina kualifikohet për në fazën e 1/8-ave. Argjentinën tani e pret Franca në fazën tjetër. Ndërkohë Kroacia ka fituar në fund ndaj Islandës me rezultatin 2-1. Ishin kroatët ata që shënuan të parët me anë të Badelj në fillim të pjesës së dytë. Por Sigurdsson barazon rezultatin duke i dhënë shpresë islandezëve nga pika e bardhë e penalltisë. Por në fund të takimit ishte Perishiç ai që eliminoi përfundimisht Islandën. Duke i dhënë një ndihmë edhe Argjentinës. Kroacia nç 1/8 e finales do të përballet me Danimarkën.

https://www.youtube.com/watch?v=PCspAE21Bqk&feature=youtu.be