Sport

Shqiponja në Botëror, ja çfarë thotë Lorik Cana për festimet e Xhakës dhe Shaqirit

Shpërndaje

I ftuar në një emision francez për radion “Tv Spirite”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur për festën me simbolin e shqiponjës të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen me Serbinë.

Cana fillimisht tregoi se i njeh mirë vëllezërit Xhaka dhe madje i ka mbështetur ata gjatë karrierës futbollistike.

Ish-kapiteni rrëfen se të dy, si Taulanti dhe Graniti, në vitin 2010 i kishin shprehur nëpërmjet telefonit dëshirën për të luajtur me Shqipërinë, por ishte e pamundur sepse të dy kishin pasaportë zvicerane dhe FIFA nuk e lejonte një gjë të tillë.

Ndërkohë për festën me simbolin e shqiponjës të Xhakës dhe Shaqirit Cana i mbrojti duke treguar këto 2 arsye:

1.Që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë.

2. Familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.

Sa i përket dënimit nga FIFA, Cana e gjen të pavend, sepse sipas tij të tregosh prejardhjen nuk është fyerje për palën tjetër, ka pasur edhe gjeste të rënda nëpër fusha dhe nuk janë dënuar.

Cana e mbyll duke thënë: “Shqiptarët gjithnjë kanë bërë tifozllëk për të tjerët, hera e parë që kanë bërë tifo për vete ishte Europiani 2016. Dhe kësaj radhe që shënuan dy shqiptarët tanë, kjo u mor si fitore për ne”.