MaqedoniTop Lajme

Sot vendoset fati i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shpërndaje

Maqedonia dhe Shqipëria sot pritet të mësojnë fatin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshmëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, informon INA.

Zyrtarë të Këshillit Europian kanë theksuar se çështja e zgjerimit diskutohet sot nga Këshilli i Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, ndërsa përfundimet e kësaj mbledhje mund të mbështeten ose jo në mbledhjen e liderëve në datën 28 dhe 29 qershor.

Mediat në Tiranë kanë raportuar se çështja e negociatave do të diskutohet vetëm ditën e sotme dhe do t’i paraqitet për miratim Këshillit në 28 qershor. Në mbledhjen e Këshillit të datës 28-29 qershor do të diskutohet mbi 3 tema kryesore të cilat janë emigracioni, politikat e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe cështjet ekonomike dhe financiare.

Gjithashtu liderët e BE do të adresojnë edhe çështjen e BREX-it dhe të eurozonës.