Sulmohet fizikisht nga një person i panjohur, 57 vjeçari nga Gostivari

Shpërndaje

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari B.F. Nga Gostivari, më 27.06.2018 ka denoncuar se rreth orës 03.00, në kazino në qendër të Gostivarit, është sulmuar nga një person i panjohur, me të cilin paraprakisht kanë pasur një zënkë të shkurtër verbale, ku në hyrje të objektit ka nxjerur një thikë , dhe i ka shkaktuar plagë në gishtin e vogël të dorës së majtë, pasi që B.F. Ka aritur tja kapë dorë dhe ta pengoj në qëllimin qe të shkaktoj lëndime edhe më të rënda.

Personi i panjohur, menjëherë e ka lëshuar objektin, derisa B.F. është drejtuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar për të kërkuar ndihmë mjeksore.

Meren të gjitha masat, dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.