Showbiz

Ermali dhe Elvana bëhen çift për filmin “Dy gisht mjaltë” (Foto)

Shpërndaje

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, janë miq të ngushtë dhe këtë e vërtetuan mirë edhe pushimet që ata kaluan sëbashku pak ditë më parë.

Por surprizë ka qenë lajmi që ata së shpejti do t’i shohim çift në një film, xhirimet e të cili kanë nisur. Dhe ja projekti i radhës mbërrit, të dy çift në një komedi. Nga një foto që vetë Ermal Mamaqi ka postuar në ‘Instagram’ është kuptuar se puna ka filluar tashmë, madje mësohet se xhirimet po realizohen në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë.

“Dita e parë e xhirimeve”, ka shkruar Ermali poshtë fotos, teksa duket shumë i përkushtuar. Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra mjaft të njohur të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi, dhe Koço Devole. “Dy gisht mjaltë”, mësohet të jetë titulli i filmit-komedi, që mesa duket është i destinuar të jetë i sukseshëm për vetë vëmendjen që marrin protagonistët. Zgjedhje e bukur nga produksioni!